Ndeshje interesante në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Hendboll

Ndeshje interesante në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Më: 19 mars 2024 Në ora: 18:51
Pamje nga një ndeshje

Prej të martës (sonte) e deri të enjten zhvillohen ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës në hendboll.

Ndeshja e parë është ajo mes Vushtrrisë e Rahovecit, që zhvillohet sonte prej orës 20:00.

Rahoveci ka fituar të gjitha ndeshjet në Superligë dhe është favorit i madh për avancim në gjysmëfinale.

Te hendbollistët, të mërkurën është ndeshja Besa Famgas – Vëllaznimi (20:00), ndërsa të enjten luajnë Prishtina e Kastrioti. Edhe kjo ndeshje është prej orës 20:00.

Rivalitet pritet edhe në çerekfinalet e hendbollisteve.

Tri ndeshje janë të mërkurën.

Fituesi në fuqi i Kupës, Istogu, luan në kryeqytet ndaj Prishtinës, të mërkurën nga ora 19:30. Istogu llogaritet favorit, por Prishtina po ashtu do ta synojë suksesin.

Vushtrria – Jusuf Gërvalla dhe Shqiponja – Ferizaj janë dy ndeshjet që luhen të mërkurën nga ora 19:00. Ndeshja Samadrexha – Kastrioti është të enjten prej orës 20:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat