Besa pa telashe në gjysmëfinale të Kupës

Hendboll

Besa pa telashe në gjysmëfinale të Kupës

Më: 20 mars 2024 Në ora: 22:40
Pamje nga një ndeshje

Besa Famgas i është bashkuar Trepçës e Rahovecit në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll.

Të mërkurën, Besa e mposhti Vëllaznimin e Gjakovës me rezultat bindës, 38:16 në çerekfinale të Kupës.

Skuadra pejane ishte favorite dhe këtë e dëshmojë me paraqitje e fitore bindëse.

Jon Vokshi i shënoi 9 gol për Besa Famgasin, ndërsa 8 i kishte Ilir Istrefaj. Ardi Halili i shënoi 9 gola për skuadrën gjakovare.

Të enjten është çerekfinalja e fundit mes Prishtinës e Kastriotit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat