Kosova në grup të fortë me Holandën, Ishujt Faroe dhe Ukrainën

Hendboll

Kosova në grup të fortë me Holandën, Ishujt Faroe dhe Ukrainën

Nga: K. Goca Më: 21 mars 2024 Në ora: 17:15
Grupet

Hendbollistët e Kombëtares së Kosovës sot i mësuan kundërshtarët për në fazën kryesore kualifikuese për Kampionatin Evropian 2026. 

Shorti është tërhequr në Kopenhagë.

Kosova është në Grupin e fortë, në Grupin e 6-të me Holandën, Ishujt Faroe dhe Ukrainën. 

Danimarka, Suedia dhe Norvegjia e organizojnë Evropianin e ardhshëm dhe kualifikohen direkt, njëjtë si Franca, që është kampione aktuale. 32 ekipe kombëtare garojnë në kualifikimet e rregullta për 20 bileta të Evropianit.

Dy të parët në grup kualifikohen në Euro 2026 e po ashtu katër kombëtaret më të mira prej tetë grupeve sa janë gjithsej.

Ndeshjet zhvillohen prej tetorit të këtij viti deri në maj të vitit të ardhshëm.

Në ceremoninë e shortit ishin edhe sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Izet Gjinovci dhe drejtori i ekipeve kombëtare dhe marrëdhënieve me jashtë, Muhamet Arifi.

Grupi 1
Sllovenia
Estonia
Lituania
Maqedonia e Veriut

Grupi 2
Hungaria
Finlanda
Sllovakia
Mali i Zi

Grupi 3
Islanda
Greqia 
Gjeorgjia
Bosnja dhe Hercegovina

Grupi 4
Spanja
Letonia
Italia
Serbia

Grupi 5
Kroacia
Çekia
Luksemburgu
Belgjika

Grupi 6
Holanda 
Ukraina
Ishujt Faroe
Kosova

Grupi 7
Gjermania
Austria 
Turqia
Zvicra

Grupi 8
Portugalia
Polonia 
Izraeli
Rumania

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat