Kastrioti kompleton gjysmëfinalen e Kupës

Hendboll

Kastrioti kompleton gjysmëfinalen e Kupës

Më: 22 mars 2024 Në ora: 11:27
Pamje nga një ndeshje

Kastrioti është skuadra e katërt gjysmëfinaliste e Kupës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Në çerekfinalen e fundit, të enjten mbrëma në kryeqytet, Kastrioti e mposhti Prishtinën me rezultat bindës, 46:33.

Në gjysmëfinale, skuadra ferizajase u bashkohet Trepçës, Besa Famgasit e Rahovecit.

Mysafirët nisën mirë ndeshjen dhe shpejtë krijuan avantazh 6:2. Më pas Kastrioti u shkëput në 10:5.

Pjesa e parë përfundoi 22:15 për Kastriotin.

Kurse pjesa e dytë u karakterizua me epërsi të lartë të ferizajasve.

Deniz Terziqi i shënoi 12 gola për Kastriotin. Shtatë i kishte Marley Wallace e gjashtë Alecssander Santos.

13 gola për Prishtinën i shënoi Oltion Beshiri. Enis Kuleta i shtoi gjashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat