Kur boshnjakët u shpartalluan në Ferizaj dhe dhjetë golat e Basri Tupellës

Hendboll

Kur boshnjakët u shpartalluan në Ferizaj dhe dhjetë golat e Basri Tupellës

Nga: K.Goca Më: 26 mars 2024 Në ora: 16:28
Pamje nga ndeshja

Edicioni 1987-1988 ka qenë edicioni më i miri në histori për Borcin e Ferizajt në elitën e hendbollit të ish Jugosllavisë.

Me 7 nëntor të vitit 1987, skuadra boshnjake Slloga Bosnaprevozi nga Duboi, u shpartallua në Ferizaj para 2.500 shikuesve, duke pësuar humbje me rezultat 30:21 (13:19). 

Trim i ndeshjes ka qenë Basri Tupella me 10 gola dhe portieri Dragan Mlladenoviq.

Borci kishte dimëruar në vend të 3-të me 17 pikë pas javës së 13-të, një pikë me pak se kampioni vjeshtor Metaloplastika dhe Medveshçaku në vend të dytë.

Borci – Slloga 30:21 (13:9)  

Palestra e sportit “Rinia” sot “Bill Clinton” në Ferizaj.
Shikues: 2.500.
Gjyqtarë: Predrag Obrenoviq Zhelino Sever (Pançeva).
Shtatëshet: Borci. 5 (5), Slloga 9 (7).
Përjashtimet; Borci 6 minuta e Slloga 16 minuta.
Borci: Mlladenoviq, Basri Tupella 10, Koprivica 1, Verim Zherka 1, Sefedin Reçica 1, Bovan 2, Tomoviq 5, Afrim Rexhepi 2, Aziz Makiqi 5, Cërnagorci 3 dhe Misret Maliqi.
Slloga Bosnaprevozi: Radomiroviq, Maglajac, Zhepçan, Dukiq 1, Raxla, Unkiq 2, Stojiq 8, Zubak 3, Junozoviq 3, Kataviq, Memiq 4 dhe Gjurgjiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat