Kujt po i pengon Faruk Shala? Para 6 viteve stërviti në Beograd

Hendboll

Kujt po i pengon Faruk Shala? Para 6 viteve stërviti në Beograd

Më: 27 mars 2024 Në ora: 19:34
Stërvitja e kombëtares së Kosovës në periferi të Beogradit, 22 mars, 2018

Faruk Shala është trajneri i parë që me kombëtaren e Kosovës U20 në hendboll (femrat) ka zhvilluar stërvitje në periferi të Beogradit përkatësisht me 22 mars të vitit 2018!

Ka zhvilluar stërvitje në Kovilovi dhe nën përcjelljen e rreptë të Xhandarmërisë serbe, ku në fanellë dhe tutat sportive në shpinë iu shkruante Kosova!

Kujt po i pengon Faruk Shala?

Pse po minimizohet Faruk Shala sidomos si trajneri i parë që mbajti stërvitjen në periferi të Beogradit? 

Duhet theksuar se pati dështuar zhvillimi i ndeshje në atë vit, pasi që Qeveria e Serbisë nuk lejoi zhvillimin e ndeshjes së vlefshme për kualifikime për Kampionatin Botëror U-20 mes Serbisë dhe Kosovës.

Para 6 viteve Kosova futet në Beograd nën përcjelljen e xhandarmërisë serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat