Mosmarrëveshjet me kryesi, Granit Sahiti largohet nga Ferizaj

Hendboll

Mosmarrëveshjet me kryesi, Granit Sahiti largohet nga Ferizaj

Nga: K.G. Më: 27 mars 2024 Në ora: 21:35
Granit Sahiti

Granit Sahiti nuk është më kryetrajner i klubit të hendbollit Ferizaj (femrat).

Nuk është edhe hera e parë që Sahiti ndahet me Ferizajn. Kësaj radhe duket se fitorja e ngushtë në udhëtim me rezultat 34:33 ndaj Samadrexhës, ka ndikuar edhe në largimin e tij.  

“Sot i ndajë rrugët me KHF Ferizajn.

Pas 6 viteve bashkëpunim (nga themelimi), pas një mosmarrëveshje me kryesinë në lidhje me shtabin teknik detyrohem të largohem.

]Në kushte normale shtabi teknik zgjidhet dhe udhëhiqet nga kryetrajneri.

Uroj vetëm suksese dhe vazhdim te fitoreve radhazi siç ishim duke bere 14/14.

Gjitha të mirat për të gjitha lojtaret dhe i falënderoj për angazhimin e tyre gjatë kësaj kohe.”, njofton Sahiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat