Kastrioti - Prishtina, derbi i javës

Hendboll

Kastrioti - Prishtina, derbi i javës

Më: 29 mars 2024 Në ora: 17:29
Pamje nga një ndeshje

Të shtunën prej orës 20:00 zhvillohen tri ndeshjet e xhiros së 23-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Kastrioti – Prishtina vlerësohet ndeshja më interesante e kësaj jave. Zhvillohet në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.

Kastrioti është duke e gjetur ritmin e fitoreve dhe synon pikë të reja ndaj Prishtinës.

Ndërkohë skuadra kryeqytetase synon të reagojë pas disa dështimeve rresht. Kastrioti është i treti me 28 pikë, ndërsa Prishtina e pesta me 19.

Lideri i klasifikimit, Rahoveci, llogarit në tjetër fitore. Luan në Gjakovë ndaj Vëllaznimit. Por skuadra gjakovare pasi ndali Prishtinën në barazim, shpreson të rivalizojë edhe Rahovecin.

Rahoveci ka fituar 22 ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 44 pikë. Vëllaznimi është i gjashti me tetë pikë.
Vushtrria – Trepça është ndeshja tjetër e së shtunës mbrëma. Vushtrria është e parafundit me shtatë pikë, ndërsa Trepça e katërta me 26 pikë.

Në Ligën e Parë është xhiroja e 13-të.

Tës shtunën janë ndeshjet Samadrexha – Lepenci (20:00), Drenica – Drita (16:00) dhe Llapi – Dukagjini (16:00). Të dielën është ndeshja Istogu – Vjosa (17:00), ndërsa për të hënën nga ora 19:00 është caktuar takimi Ulpiana – Prizreni. Kjo ndeshje luhet në Prizren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat