Rahoveci synon fitoren e radhës

Hendboll

Rahoveci synon fitoren e radhës

Më: 30 mars 2024 Në ora: 11:57
Rahoveci

Rahoveci synon të vazhdojë me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll.

“Vreshtarët” kanë fituar 22 ndeshjet e deritashme dhe udhëheqin në tabelë me 44 pikë. Të shtunën prej orës 20:00, Rahoveci luan në Gjakovë ndaj Vëllaznimit, në kuadër të xhiros së 23-të.

Vëllaznimi në mesjavë i mori pikë Prishtinës në një ndeshje të mbetur, por vlerësohet se nuk ka shumë gjasa ta befasojë Rahovecin.

Të shtunën prej orës 20:00 janë edhe dy takimet tjera të xhiros së 23-të të elitës kosovare të hendbollit. Kastrioti e Prishtina takohen në Ferizaj, ndërsa Vushtrria e Trepça në Vushtrri.

Rahoveci ka siguruar matematikisht “play-off”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat