Spartak “kafshatë” e lehtë për Çairin

Hendboll

Spartak “kafshatë” e lehtë për Çairin

Më: 30 mars 2024 Në ora: 19:22
Çair

Hendbollistet e KHF Çair vazhdojnë ecurinë e rezultateve pozitive, pasi sot mposhtën ekipin e Spartak me rezultatin bindës 44:22.

Fillimi i ndeshjes ishte i ekuilibruar kur rezultatit ishte 7:7, ndërsa më pas takimi foli i gjithi për ekipin e trajnerit Basri Latifi.

Pjesa e parë e takimit nuk kishte shumë histori, teksa vendaset shifrat 21:11.

Pamje të njëjta edhe në fraksionin e dytë, me vendaset të cilët thelluan epërsinë administruan takimin dhe fituan me rezultatin e përgjithshëm 44:22.

Hendbollistet më efikase në radhët e Çairit ishin Angella Kostoviq me 10 gola, dhe Hana Miftari e Bojana Dinevska me nga 7 gola.

Pas këtij triumfi Çairi nda pozitën e dytë në renditje me Metalurg Avtokomandës me nga 46 pikë të tubuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat