Kombëtarja e Kosovës A i zhvilloi stërvitjet e para

Hendboll

Kombëtarja e Kosovës A i zhvilloi stërvitjet e para

Më: 30 mars 2024 Në ora: 19:32
Foto ilustrim

Kombëtarja A e Kosovës në hendboll është mbledhur të premten në Prishtinë. Tashmë vajzat e Kombëtares sonë i kanë zhvilluar dy stërvitje për ndeshjet shumë të rëndësishme me Poloninë.

Për shkak të obligimeve të hendbollisteve me skuadrat e tyre, grupi i lojtareve do të kompletohet vetëm të dielën.

Por nën urdhërat e selektorit Agron Shabani tashmë janë një pjesë e konsiderueshme e lojtareve të përzgjedhura.

Ditëve të ardhshme programi i Kombëtares është goxha i ngarkuar, në mënyrë që të enjten mbrëma forma të jetë më e larta e mundshme.

Ndeshja Kosovë – Poloni është të enjten prej orës 17:45 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Dy kombëtaret takohen edhe të dielën, më 7 prill, në Zielona Gora të Polonisë.

Janë këto dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Euro 2024.

Ndonëse Polonia është favorite e madhe, vajzat tona do të japin maksimumin në kërkim të fitores apo barazimit, që me shumë gjasë do të mjaftonte për kualifikim historik në Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat