Prishtina fiton derbin ndaj Shqiponjës

Hendboll

Prishtina fiton derbin ndaj Shqiponjës

Më: 31 mars 2024 Në ora: 00:55
Pamje nga një ndeshje

Shqiponja e Prishtina janë përballur të shtunën në Gjakovë në derbin e xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në hendboll.

Fitore me rezultat 35:29 kanë shënuar hendbollistet prishtinase.

Pjesa e parë u ka takuar hendbollisteve gjakovare, por mysafiret janë kthyer fuqishëm në pjesën e dytë.

Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 17:14 në të mirë të Shqiponjës. Por në pjesën e dytë hendbollistet e Prishtinës nisën furishëm. Kaluan në epërsi, të cilën e mbajtën deri në fund.

Sia Celine Tolno dhe Fionë Krasniqi i shënuan nga nëntë gola për Prishtinën. Shtatë i kishte Bintou Oulare e katër Arona Krasniqi.

Alma Nivokazi i shënoi 11 gola për Shqiponjën. Nga pesë i kishin Rosa Silva Ghabrielly e Victoria Nascimento Silva Thamires.

Tani Shqiponja e Prishtina i kanë nga 16 pikë në pozitat pesë e gjashtë. Kështu e vazhdojnë garën për plejof.

Të shtunën u luajtën edhe dy ndeshje tjera të xhiros së 15-të. Kampioni aktual, Istogu, fitoi 66:26 ndaj Ulpianës. Fitore bindëse arriti edhe Samadrexha në Ferizaj ndaj Kastriotit, 40:17.

Istogu është i dyti me 28 pikë, ndërsa Samadrexha e treta me 22.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat