Burim Zaskoku kryetrajner ri i Ferizajt

Hendboll

Burim Zaskoku kryetrajner ri i Ferizajt

Nga: K.Goca Më: 31 mars 2024 Në ora: 13:51
Ferizaj

Ish hendbollisti i dëshmuar, Burim Zaskoku, është emëruar kryetrajner i ri i klubit të hendbollit Ferizaj (femrat).

Pas dorëheqjes së Granit Sahitit, Zaskoku vjen në krye të Ferizajt.

Zaskoku ka qenë kryetrajner i Prishtinës dhe i Kastriotit (femrat).

Me Zaskokun Ferizaj synon titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës. 

Synon titullin e dytë në histori të ekzistimit të këtij klubi.

Ferizaj kryeson me 28 pikë por ka një ndeshje më pak se Istogu në pozitën e dytë që ka po 28 pikë pas javës së 15-të të Superligës së Kosovës.

Ferizaj nuk ka asnjë barazim dhe as humbje, ka gjithsej 14 fitore nga po aq ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat