Kuriozitet në parket, kundërshtarët babë e bir, Zherka kundër Zherkës!

Hendboll

Kuriozitet në parket, kundërshtarët babë e bir, Zherka kundër Zherkës!

Shaip Shala Nga Shaip Shala Më 2 prill 2024 Në ora: 12:01
Verim e Vlerëson Zherka

Të mërkurën, duke filluar nga ora 20:30 minuta, në palestrën “Mizahir Isma”, luhet ndeshja e xhiros së 24-të, Rahoveci lider i kampionatit me 23 fitore rresht, pret skuadrën solide, Kastriotin nga Ferizaj e cila e ka siguruar play - offin, ku në gjysmëfinale do të përballet me kampionin shumëfishtë, Besa Famgas nga Peja.

Por, ndeshja e Rahovecit me Kastriotin përmban një kuriozitet në vete, për çka duhet të jetë joshëse dhe interesante për shikuesit dhe vreshtarët, mbase kundërshtarët do të jenë babë e bir, Verim Zherka trajner i suksesshëm i Rahovecit, dhe në anën tjetër biri i tij Vlersoni, lojtar i spikatur dhe inteligjent i Kastriotit!

Kuriozitet në parket, kundërshtarët babë e bir, Zherka kundër Zherkës!

Nuk ka dyshim se kjo do të jetë edhe arsyeja e madhe që palestra “Mizahir Isma” të jetë e mbushur, duke besuar se ndeshja do të jetë një spektakēl për adhuruesit e hendbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat