Rahoveci - Kastrioti, derbi i javës

Hendboll

Rahoveci - Kastrioti, derbi i javës

Më: 2 prill 2024 Në ora: 18:00
Pamje nga një ndeshje

Me ndeshjen Besa Famgas – Vëllaznimi fillon xhiroja e 24-t e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Kjo ndeshje zhvillohet të martën (sonte), prej orës 20:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Skuadra pejane, Besa, është favorite e madhe dhe llogarit në dy pikë të reja. Kampionia aktuale është e dyta në tabelë me 38 pikë. Vëllaznimi është i shtati me tetë pikë.

Kjo ndeshje i lë vend derbit të madh Rahoveci – Kastrioti, që zhvillohet të mërkurën nga ora 20:00. Të dy skuadrat synojnë titullin e kampionit dhe forcën shpresojnë ta shfaqin në ndeshjen e rëndësishme.

Prandaj pritet hendboll i bukur dhe lojë e fortë deri në fund në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.

Rahoveci ka fituar të gjitha 23 ndeshjet dhe udhëheq në tabelë me 46 pikë.

Kastrioti është i treti me 30 pikë.

Të enjten prej orës 20:00 është ndeshja Prishtina – Vushtrria. Kjo ndeshje zhvillohet në Vushtrri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat