Kosova mobilizohet kundër Polonisë! Kjo është përparësia e Agron Shabanit

Hendboll

Kosova mobilizohet kundër Polonisë! Kjo është përparësia e Agron Shabanit

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 3 prill 2024 Në ora: 18:45
Agron Shabani

Polonia nuk është rivale e panjohur për kombëtaren e Kosovës.

Vashat e përzgjedhësit Agron Shabani deri me tash janë takuar dy herë me polaket dhe kanë bilancin negativ, pavarësisht kësaj, nesër (17.45) do të jetë tjetër lojë në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, në kuadër të kualifikueseve për Euro 2024.

Pavarësisht se bastet e favorizojnë në ekstrem Poloninë, kjo fare nuk çon peshë sepse forcat do të maten në fushën e lojës.

Vitin e kaluar dy herë janë përballuar me Poloninë në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror. 

Me 6 prill të vitit 2023, Polonia para shikuesve të vet e mundi me rezultat 36:22 kombëtaren e Kosovës. 

Ndërsa me 12 prill në Prishtinë, polaket sërish fituan por me rezultat me të ngushtë 32:20.

Cila është përparësia e Agron Shabanit?

E para, e ka përparësinë e terrenit!

E dyta, ka njohuri më shumë për rivalen dhe i di pikat e dobëta të Polonisë.

E treta, i ka hendbollistet më të pjekura në lojë për dallim nga viti 2023 dhe kjo sado kudo mund të ndikojë në një rezultat më të favorshëm!

E katërta, polaket pavarësisht se hiqen favorite nuk udhëtojnë me mendje se fitoren e kanë në xhep se topi është i rrumbullakët dhe befasitë janë të pashmangshme.

E pesta, pika më e dobët tek Kosova, është mbrojtja. 

Është interesant me bastet që e favorizojmë shumë  Poloninë por ka raste që koeficienti mbetet koeficient dhe rezultati vendoset në fushën e lojës.

Pritet edhe ndihma e shikuesve që do të janë edhe një motiv shtesë për vashat tona në krye me hendbollisten Leonora Demaj. 

Kosova – Polonia 

Koeficientet             1              X            2 

10x10bet                 14.00    26.00    1.01
1xBet                      45.00     40.00       
Alphabet                 14.00    26.00    1.01
Betsafe                   15.00    30.00      1.03  
Betsson                   15.00    30.00      1.03  
BetVictor                  15.00    29.00    1.01
Bwin                         15.00   23.00     
Interwetten              17.00    35.00    1.01

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat