Kosova në kërkim të fitores

Hendboll

Kosova në kërkim të fitores

Më: 4 prill 2024 Në ora: 13:31
Kosova

Kombëtarja e Kosovës në hendboll sot përballet me Poloninë.  Ndeshja i takon kualifikimeve për Euro 2024 dhe fillon nga ora 17:45.

Ky duel zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ku  mërkurën mbrëma Kosova ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes me Poloninë

Stërvitja e fundit u zhvillua nën urdhrat e selektorit Agron Shabani. Vajzat kanë punuar me zell, ndërsa kanë shprehur optimizëm, duke pranuar njëkohësisht forcën e rivales.

Selektori Agron Shabani, kapitenia Leonora Demaj dhe hendbollistet e tjera kanë premtuar maksimumin në ndeshje, ndërsa shpresojnë në përkrahje nga tribunat për të rritur shpresat për sukses.

Polonia vlerësohet favorite, por në Kombëtare kanë thënë se atmosfera është shumë e mirë dhe se kjo jep shpresë për sukses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat