Selektori i Polonisë: Edhe Kosova po zhvillohet 

Hendboll

Selektori i Polonisë: Edhe Kosova po zhvillohet 

Nga: K.Goca Më: 4 prill 2024 Në ora: 13:44
Arne Senstad

Përballja mes kombëtares së Kosovës dhe Polonisë, pritet me kureshtje nga dashamirët e hendbollit.

Është ndeshje e vlefshme për kualifikueset për në Kampionatin Evropian 2024, i cili do të mbahet në Hungari, Austri dhe Zvicër.

Selektori i Polonisë, Arne Senstad, me qetësi e pret përballjen me Kosovën. 

“Nuk mund të jesh i sigurt për asgjë në sport, sepse çdo ekip në Evropë po bëhet gjithnjë e më i fortë. Edhe Kosova po zhvillohet, por sigurisht duhet thënë se ende nuk është në nivelin tonë.

Megjithatë, unë njoh lojtare nga Kosova dhe e di që disa prej tyre luajnë në liga të forta në Norvegji dhe Danimarkë, kështu që duhet të jemi të përqendruar gjatë gjithë kohës”, paralajmëron selektori i Polonisë.

 Ndeshje luhet sonte në orën 17.45 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Bardhekuqtë janë përballur me Kosovën në vitin e kaluar dhe regjistruan dy fitore të thella: 36:22 në shtëpi dhe 32:20 në Prishtinë. Këto ishin takimet e para të të dyja skuadrave në historinë e tyre në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.

“Vitin e kaluar luajtëm dy ndeshje të mira dhe fituam herë, sepse ishim të përgatitur mirë dhe iu qasëm shumë seriozisht ndeshjeve.  Nuk mund të thuash se do të jetë e lehtë tani, por patjetër se do të jemi sërish favorit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat