Selektori i Polonisë ka fjalë të mirë për portieren e Kosovës

Hendboll

Selektori i Polonisë ka fjalë të mirë për portieren e Kosovës

Nga: K.Goca Më: 4 prill 2024 Në ora: 22:08
Arne Senstad

Polonia ka shënuar fitore me 7 gola dallim (34:27) ndaj kombëtares së Kosovës, në ndeshjen e vlefshme të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024 në hendboll (femrat).

Ndeshja ka qenë interesante deri në fund e cila është zhvilluar në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Selektori i Polonisë, Arne Senstad, tha se ka qenë ndeshje e vështirë dhe në anën tjetër ka lavdëruar portieren Aurora Kryeziu.
“Ishte një ndeshje e vështirë. 

Edhe para ndeshjes e dinim që kundërshtari kishte lojtare të mira, ndaj duhej të ishim gati për çdo lëvizje të tyre.

Sidomos në pjesën e parë kemi pasur probleme në mbrojtje për të ndalur veprimet e kundërshtarëve.

Përveç kësaj, portierja e Kosovës ka mbrojt mirë. Në pjesën e dytë arritëm që të thellonim avantazhin, por tani duhet të shkojmë në shtëpi dhe të përgatitemi për revanshin, sepse duhet që të luajmë më mirë”, -  tha selektori i Polonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat