Vushtrria me fitore të madhe ndaj Prishtinës

Hendboll

Vushtrria me fitore të madhe ndaj Prishtinës

Më: 5 prill 2024 Në ora: 12:10
Vushtrria

Vushtrria i ka fituar edhe dy pikë të rëndësishme në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).

Të enjten mbrëma në Vushtrri, skuadra nga ky qytet mposhti Prishtinën më rezultatin e ngushtë, 31:29.
Ndeshja i takoi xhiros së 24-t të Superligës.

Vushtrria tani i ka 11 pikë në pozitën e gjashtë. Prishtina është e pesta me 19 pikë.

Pas fillimit të barabartë, vushtrriasit nisën shkëputjen pas minutës së 16-të.

Pjesa e parë përfundoi 20:13 për Vushtrrinë.

Në pjesën e dytë Prishtina shfaqi më shumë. U afrua disa herë në dy gola, por kjo ishte e tëra që bëri.

Egzon Ademi i shënoi nëntë gola për Vushtrrinë. Gjashtë i kishte Erkan Abazxhiku, ndërsa nga pesë Fitim Klinaku e Amir Fazliu.

14 gola për Prishtinën i shënoi Albi Gjuka. Gjashtë i realizoi Agon Bajqinovci e pesë Vladyslav Napadailo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat