Kombëtarja e Kosovës në presion të madh 

Hendboll

Kombëtarja e Kosovës në presion të madh 

Nga: K.G. Më: 6 prill 2024 Në ora: 18:55
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës ka presionin e madh për ndeshjen në konak të Polonisë, në kuadër të kualifikueseve për Euro 2024 në hendboll.

Sepse vetëm fitorja mund t’i hap rrugën për shkuar në Euro 2024, çdo rezultat tjetër i kthen prapa.

Vashat tona sfidën e parë në kryeqytetin e Kosovës, e humbën me rezultat 34:27. 

Tani do të luajnë me 7 prill në vatër të polakeve, që do të jetë sfidë shumë e vështirë.   

“Jemi në Zielona Gora të Polonisë.

Vajzat e Kombëtares sonë po zhvillojnë stërvitje në arenën ku nesër prej orës 18:00 është ndeshja e fundit e kualifikimeve për Euro 2024.

Vajzat tona janë të vetëdijshme që i pret ndeshje sfiduese por premtojnë maksimumin për përfaqësim dinjitoz.

Ndeshja e fortë dhe e barabartë të enjten mbrëma në Prishtinë ka motivuar maksimalisht ekipin tonë kombëtar”, njofton FHK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat