Skandal i madh, delegatin e bëjnë për spital! Tërbohet Veselin Vujoviqi

Hendboll

Skandal i madh, delegatin e bëjnë për spital! Tërbohet Veselin Vujoviqi

Nga: K.Goca Më: 7 prill 2024 Në ora: 23:31
Delegati Anto Joziq

Një skandal i madh ka ndodhur në Kroaci në ndeshjen e hendbollit mes Nexe-s dhe Zagrebit në kuadër të Kampionatit të Kroacisë.

Shtatë sekonda para përfundimit të pjesës së parë, loja është ndërprerë në palestrën në Nashice.

Përfaqësuesi slloven Marko Bezjak dhe lojtar i Nexe-s, ka sulmuar delegatin e ndeshjes, Anto Joziq.

Pas incidentit ai përfundoi në spital.

Ndeshja u ndërpre. 

Nuk dihen ende gjendja e delegatit të kësaj ndeshjeje

“Veselin Vujoviq (trajner i Nexe-s) u tërbua nga disa vendime të arbitrit dhe gjithçka u përshkallëzua kur Nexe-s në vend të golit iu dha një shtatëmetërsh.

Mes lojtarëve pati një përleshje të vogël”, shkruan mes të tjera mediumi kroat “24 sata”.

“Lojtari i Nexe-s, Marko Bezjak, ka goditur me shpatull delegatin Anto Joziq”, shkruan ndër të tjera “Veçernj List”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat