​Vajzat U19/ Kosova e mposht edhe Izraelin, avancon në Ligën A

Hendboll

​Vajzat U19/ Kosova e mposht edhe Izraelin, avancon në Ligën A

Më: 8 prill 2024 Në ora: 14:44
​Vajzat U19/ Kosova e mposht edhe Izraelin, avancon në Ligën A

Kualifikimet për Kampionatin Evropian U19, Kosova i ka përmbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme. Dardanet e mposhtën Izraelin, me rezultat 2:1, në ndeshjen e fundit kualifikuese, me ç ‘rast edhe dolën triumfuese të Grupit 3 në Ligën B.

Rezultatet pozitive në ndeshjet e arritura në këtë fazë të kualifikimeve kanë bërë që Kosova të avancojë në Ligën A, për ciklin e ardhshëm kualifikues.

Paraqitja e Dardaneve në ndeshjen ndaj Izraelit ishte mjaftë e mirë. Pjesa e parë nuk ishte me shumë fat për Kosovën, pasi kundërshtari ia doli të kalojë në epërsi në minutën e 36-të me golin e Talma Tal. Megjithatë, të përzgjedhurat e Albina Rrahmanit nuk u dorëzuan por arritën të komponohen mirë dhe në pjesën e dytë arritën të përmbysin rezultatin.

Vetëm pas pesë minutash lojë në kaptinën e dytë, Eriona Elezi riktheu baraspeshën në rezultat, 1:1. Përkushtimi i Dardaneve për të dominuar Izraelin dhe për të triumfuar në këtë ndeshje u shfaq edhe në vazhdim, teksa në minutën e 71-të Rreze Gashi konkretizoi aksionin pas asistimit të Aurora Racajt, duke bërë që Kosova të kalojë në epërsi. Në fund doli që ky gol të ishte edhe i fitores, 2:1.

Kosova përfundoi lidere e Grupit 3 në Ligën B, me gjithsej 9 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat