Rahoveci – Besa Famgas, përballja e madhe e gjysmëfinales! Kastrioti me fat

Hendboll

Rahoveci – Besa Famgas, përballja e madhe e gjysmëfinales! Kastrioti me fat

Më: 12 prill 2024 Në ora: 14:40
Ballafaqimet

Rahoveci e Besa Famgas do të takohen në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. 

Kështu është vendosur në shortin e tërhequr të premten në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës. 

Turneu final i Kupës mbahet më 27 e 28 prill, ndërsa vendi do të përcaktohet javën e ardhshme. 

Në gjysmëfinalen tjetër do të përballen Trepça e Kastrioti.

Trepça është fituese në fuqi e Kupës. Edhe kjo gjysmëfinale pritet me interesim të madh.
Gjysmëfinalet janë më 27 prill, kurse finalja një ditë më pas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat