Gjysmëfinale interesante të Kupës te hendbollistet

Hendboll

Gjysmëfinale interesante të Kupës te hendbollistet

Më: 12 prill 2024 Në ora: 14:42
Ndeshjet

Të premten është tërhequr shorti për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në hendboll.

Në konkurrencë të femrave janë dy gjysmëfinale interesante.

Në gjysmëfinalen e parë përballen Ferizaj e Samadrexha, dy skuadrat pretendente për trofe.

Ndërkohë fituesi në fuqi i Kupës së Kosovës, Istogu, luan në gjysmëfinale ndaj Vushtrrisë.

Ndeshjet gjysmëfinale janë në program më 27 prill, ndërsa finalja më 28 prill. Javën e ardhshme do të vendoset se ku do të mbahet Final4 i Kupës së Kosovës në hendboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat