Të shtunën përcaktohen kundërshtarët e Kosovës në Botërorin U18

Hendboll

Të shtunën përcaktohen kundërshtarët e Kosovës në Botërorin U18

Më: 12 prill 2024 Në ora: 23:34
Pamje nga një ndeshje

Shorti për Kampionatin Botëror për hendbollistet e reja (U18) do të tërhiqet të shtunën.

"Ceremonia e tërheqjes së shortit për Botërorin e dhjetë të hendbollisteve të reja do të mbahet në Neu-Ulm të Gjermanisë nga ora 13:00.

Paraqitje historike në këtë Kupë të Botës do të bëj edhe Kombëtarja U18 e Kosovës, që është kualifikuar për ngjarjen globale përmes IHF Trophy.

32 ekipe kombëtare do të garojnë në Botërorin që gjatë muajit gusht mbahet në Kinë. 17 prej tyre janë nga Evropa. Kosova për short është në vazon e katërt", njofton FHK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat