Esma Muratoviq në të qindtat e fundit të sekondës, nga goditja e nëntëmetërshit shtang Ferizajn

Hendboll

Esma Muratoviq në të qindtat e fundit të sekondës, nga goditja e nëntëmetërshit shtang Ferizajn

Nga: K.Goca Më: 13 prill 2024 Në ora: 21:14
Pamje nga ndeshja

Ferizaj kthehet duarbosh nga palestra “Dresha” në Banjë të Istogut.

Derbi mes Istogut dhe Ferizajt ka përfunduar me fitoren e vendasve (30:29) në kuadër të javës së 16-të të Superligës së Kosovës. 

Burim Zaskoku ka debutuar me humbje si kryetrajner i Ferizajt.

Hendbollistja boshnjake, Esma Muratoviq në të qindtat e fundit të sekondës, nga goditja e nëntëmetërshit shtang Ferizajn, duke shënuar për 30:29.

Pjesa e dytë me një lojë të nivelit mesatarë, rezultati 17:17, 20:20, ndërsa Ferizaj shkëputet në tre gola (22:25) në minutën e 49-të.

Në minutën e 56-të, rezultati ngushtohet në 26:27 dhe më pas barazohet rezultati 27:27.

Ferizaj pati fitoren në dorë por disa gabime i kushtuan dhe vashat e Faruk Shalës e kapitalizuan për mrekulli, duke e shndërruar në fitore,  

Ferizaj ka shënuar 15 fitore deri me tash dhe sonte njoftohet me humbjen e parë, të njëjtin bilanc e ka edhe Istogu. 

Ferizaj kryeson me 30 pikë duke lënë pas Istogun me 30 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat