Momenti kur personi civil godet me grusht gjyqtarin në Mitrovicë, tollovi e madhe

Hendboll

Momenti kur personi civil godet me grusht gjyqtarin në Mitrovicë, tollovi e madhe

Nga: K.Goca Më: 14 prill 2024 Në ora: 12:29
Pamje nga dhuna

Turpi i madh ngjau në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë!

Një person civil futet në fushë dhe godet keq gjyqtarin Befort Jahjën.

Sulmohen gjyqtarët Sherif Xhema e Besfort Jahja në prani të hendbollistëve.

Grushtohet edhe pas koke Jahja dhe ky është skandal i madh.

Tollovi në palestër në ndeshjen e mbrëmshme mes Trepçës së Mitrovicës dhe Besa Famgas nga Peja. 

Personi civil shihet që nga tribuna zbret në fushë dhe turr e të gjyqtari.
Ky është i një rast i rëndë.

Komesari i Garave Isak Osmani të veprojë ashpër dhe aq me tepër që në fushë futen persona civilë dhe aty rrezikohet edhe jeta, vet fakti që gjyqtari Jahja goditet pas koke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat