Esma Muratoviq e la pa fjalë Ferizajn: Lufto me zemër 

Hendboll

Esma Muratoviq e la pa fjalë Ferizajn: Lufto me zemër 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 14 prill 2024 Në ora: 20:18
Esma Muratoviq

Hendbollistja boshnjake nga Mali i Zi, Esma Muratoviq, mbrëmë e la pa fjalë lideren e Superligës së Kosovës, Ferizajn.

Esma Muratoviq është kreatore e fitores së Istogut me rezultat 30:29 ndaj Ferizajt.

Fundi i ndeshjes, duhej të kryhej vetëm gjuajtja e nëntëmetërshit.

Këtë përgjegjësi e mori Esma Muratoviq dhe me goditjen e saj mahniti të gjithë, duke shënuar për 30:29 e lënë pa fjalë

Ferizajn, për faktin se i shkaktoi humbjen e parë pas 15 fitoreve rresht.

Ferizaj kryeson me 30 pikë sa ka edhe Istogu pas javës së 16-të.  

Esma flet për gazetën kombëtare “Bota sot” se si ndihet për golin dhe fitoren në frymën e fundit.

“Bota sot”: Si e ndjeni fitoren ndaj Ferizajt?

Esma Muratoviq: Prej 2 javësh kishim probleme me dëmtimet, por në një farë mënyre trajneri i tejkaloi të gjitha sa më mirë.

Kështu që disa probleme nuk u ndjenë.

E rëndësishme është që fituam. Fitore e rëndësishme, le të vazhdojmë

“Bota sot”: Ju gjuajtët nga vija e nëntëmetërshit në fund të lojës dhe i solli fitoren ekipit.

Esma Muratoviq: Ndjenjë e mirë dhe lojë ekipore që u shpagua në fund.

Në fund, bie një gol që pata një ndjenjë pozitive që mund ta shënoja. Mendoj se e merituam fitoren.

“Bota sot”: Sa ishte vështirë për të fituar?

Esma Muratoviq: Lojë e mirë e me plot kthesa.

Respekt për Ferizajn.

“Bota sot”: Besoni te titulli dhe Kupa?

Esma Muratpviq: Sigurisht..

Kundër të njëjtit, të gjithë kanë gjithmonë një motivim më të madh dhe duhet të jemi të fokusuar 100 për qind deri në fund.

Kemi shumë punë për të bërë dhe sigurisht që do të ndryshojmë dhe rregullojmë shumë gjëra deri atëherë.

“Bota sot”: Ku i shihni përparësitë e Istogut?

Esma Muratoviq: Sigurisht përvoja e të luajturit në turne dhe ndeshje të tilla.

Istogu është një skuadër që çdo sezon është në krye dhe me siguri di të luajë ndeshje të tilla

Gjithashtu, komuniteti i cili tani është në një nivel të shkëlqyeshëm.

“Bota sot”: Çfarë i premton Istogut?

Esma Muratoviq: Lufto me zemër.

“Bota sot”: A jeni në formë më të mirë?

Esma Muratoviq: Nuk mund të flas për këtë tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat