Vushtrrisë ia numëronin, për Mitrovicë po heshtet që u rrahën gjyqtarët e hendbollit

Hendboll

Vushtrrisë ia numëronin, për Mitrovicë po heshtet që u rrahën gjyqtarët e hendbollit

Nga: K.Goca Më: 16 prill 2024 Në ora: 14:03
Foto ilustrim

Nuk e është e drejtë, Vushtrria u sulmua me të gjitha forcat kur ndodhi turpi i turpit në palestrën e Sportit në Vushtrri, kur e sulmuan klubin e hendbollit Trepça.

Sepse Vushtrria u bë gaz i botës, pa fije turpi sulmoi Trepçën.

Kjo Federata e Hendbollit e Kosovës u tregua e but së bashku me Komesarin e Garave, një burrë i respektuar por nuk ka faj ai! 

Vet si autor i këtij shkrimi kam kërkuar që të dënohet rëndë Vushtrria deri në 12 ndeshje jashtë Vushtrrisë, por nuk u dënua se këta të FHK-së janë xhentëlmenë dhe të dashur për të gjithë!

Dhe FHK bile pat reaguar për dhunën në Vushtrri por për në Mitrovicë po hesht dhe i ka rrasur veshët në lesh!

Në Mitrovicë janë sulmuar gjyqtarët në fushë të lojës dhe nga persona civil, që është akt i rëndë, goditen me grushta në fytyrë dhe pas koke!

Pasi që gjyqtarët nuk janë transportuar me helikopter për spital ky është rast i lehtë dhe ndoshta edhe dënimet do të janë të buta dhe Federata do të tregohet goxha xhentëlmenë!

Njësoj duhet me qenë si për Vushtrrinë si për Mitrovicë, jo për dikë nënë e për dikë njerk!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat