Hallë e mbesë, në fushë të pakompromis

Hendboll

Hallë e mbesë, në fushë të pakompromis

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 16 prill 2024 Në ora: 15:23
Verona dhe Lirie Muhaxheri

Dy sportiste në një familje, Lirie e Verona Muhaxheri apo hallë e mbesë.

Dashuri e zjarrtë për hendbollin, Lirija është kryetrajnere e Verona hendbolliste e talentuar e KH Kastriotit të Ferizajt. 

Verona synon t'ia kalojë Lirisë si lojtare dhe të jetë në majet e hendbollit. 

Liria në vitet e pasluftës ka qenë më e merituara për 4 tituj e një kupë të Kastriotit dhe hendbollistja pa konkurrencë. 

Synimi I saj është puna me gjeneratat e reja që një ditë të jenë alfa e omega. 

Verona premton maksimumin. 

Gjatë stërvitjes e në lojë Lirija nuk e njeh Veronën si mbesë por kërkon maksimumin. 

Synimi është që Lirija si trajnere në të ardhmen të rikthejë Kastriotin si në ditët më të mira, te titujt. 

'Puna është primare me talente, rritja e cilësisë.

Kemi shume të reja e të talentuar, w ardhmja është në duart e shëndosha', tha Lirija për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Lirija e Verona janë shembullore si në stërvitje e si në lojë.

Verona thotë se nga halla e saj ka mësuar shumë. 

'Halla ime është frymëzim im.

Falë saj sot jam lojtare.

Si fëmijë kam shikuar shumë lojë të saj dhe jam inspiruar.

Sot jam me fat që e kam trajnere dhe mësoj shumë gjëra të reja.

Synoj shumë në lojën që jetojmë me hendbollin dhe jemi krenare me sukseset e Lirijës', tha Verona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat