Kastrioti përgatitet maksimalisht për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës 

Hendboll

Kastrioti përgatitet maksimalisht për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës 

Nga: K.Gocafu Më: 16 prill 2024 Në ora: 17:24
Pamje para stërvitjes

Edhe 11 ditë na ndajnë nga ndeshjet e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në hendboll (meshkujt), ku ndeshjen Kastrioti – Trepça dhe Besa Famgas - Rahoveci. 

Kastrioti i Ferizajt po përgatitet maksimalisht për ndeshjen e gjysmëfinales së Kupës, me synime të qarta, finalja dhe ta fitojnë trofeun e Kupës së Kosovës. 

Kryetrajneri Vladimir Gligorov punon me ritëm të shtuar në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.

Atmosferë pune, harmoni dhe optimizëm të hendbollistët.

Në anën tjetër, kryesia me kryetarin Fisnik Jashari, i plotësojnë të gjitha kushtet që i duhen një klubit në stërvitje.

Turneu final i Kupës mbahet më 27 e 28 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat