Çudi se jo mahi me KG e FHK-së! Gjyqtarët i rrahin në Mitrovicë, skuadra dënohet me dy ndeshje jashtë fushës dhe 500 euro!

Hendboll

Çudi se jo mahi me KG e FHK-së! Gjyqtarët i rrahin në Mitrovicë, skuadra dënohet me dy ndeshje jashtë fushës dhe 500 euro!

Nga: K.Goca Më: 18 prill 2024 Në ora: 16:02
Isak Osmani

Komisari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Isak Osmani, është treguar zemër butë me dënime ndonëse duke u thirrur në rregullore të FHK-së.

Trepça dënohet me dy ndeshje mos lojë jashtë fushës së vet dhe duhet të luajnë si vendas hiq më larg se 20 kilometra jashtë Mitrovicës.

Po ashtu Trepça dënohet me 500 euro.

Gjyqtarët u rrahin në fushën e lojës nga personat civilë. Kjo ndodhi në ndeshjen Trepça – Besa Famgas,  e cila u zhvillua në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë”.

“Dënohet KH Trepça me 500 euro dhe dy ndeshje vendas jashtë terrenit, së paku 20 kilometra pa prezencën e publikut”, thuhet në Buletinin nr. 41 të FHK-së. 

"Komisari i Garave pasi shqyrtoi raportin e personave zyrtar dhe analizoj incizimin e ndeshjes Trepça - Besa Famgas, duke u mbështetur në Rregulloren Disiplinore të FHK-së, mori vendim duke u mbështetur në Rregulloren Disiplinore të FHK-së, mori vendim dike u sanksionuar me gjobë si në dispozitiv.

Si rrjedhojë e këtij vendimi erdhi pas përfundimit të ndeshjes disa persona të paautorizuar hyjnë në teren ku dy prej tyre sulmojnë fizikisht gjyqtarët e ndeshjes, Jahja - Xhema të cilët më pas marrin trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë”, thuhet n arsyetimin e vendimit.

Shih habinë, gjyqtarët morën trajtim mjekësor shkruan në buletin, dënimet në anën tjetër janë të buta.

Shih habinë, gjyqtarët goditen me grushte dhe falë Zoti shpëtojnë pa pasoja afatgjate.

Për dajak dënimet janë minimale, 2 ndeshje jashtë qytetit deri 20 kilometra dhe 500 euro!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat