Rahoveci synon trofeun e parë në histori! Bislimi: Ndeshja me Besën, finale para finales 

Hendboll

Rahoveci synon trofeun e parë në histori! Bislimi: Ndeshja me Besën, finale para finales 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 24 prill 2024 Në ora: 13:38
Jeton Bislimi

Fundjava është festë hendbolli. 

Të shtunën dhe të dielën luhen ndeshjet e Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave dhe të meshkujve.

Lideri i Kampionatit të Kosovës, Rahoveci synon trofeun e parë në histori të ekzistimit si klub. 

Hendbollisti i kësaj skuadre, Jeton Bislimi, tha se po përgatiten për sfidën me Besa Famgas.

Përballja gjysmëfinale mes Rahovecit dhe Besa Famgas luhet të shtunën (27 prill, në orën 20.00) në palestrën e sportit “Karagaç” në Pejë. 

Bislimi me Rahovecin pretendojnë fitore. 

“Rahovecin dhe grupin tonë e shoh të motivuar për me arrit ata që kem filluar qysh në fillim të sezonit.

E dimë që është një lojë e fortë, është finale para finales, por besoj që kem grupin shumë të mirë edhe funksionojmë si familje.

Besoj që do të arrijmë atë që e kemi për synim këtë sezon. Në fund le të fitoj ekipi më e mirë”, thotë Bislimi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Gjysmëfinalja tjetër luhet në orën 18.00 po të shtunën, ku ndeshen Kastrioti – Trepça.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat