Hendbollisti i Vushtrrisë, Oltion Shabani, lëndohet në përballje me Trepçën e Mitrovicës.
Drejtuesit e klubit besojnë e shpresojnë se Shabani së shpejti do të rikthehet në fushë.
“Oltion Shabani, lojtar i KH Vushtrria mbrëmë në ndeshje me KH Trepça ka pësuar një lëndim serioz në boshtin kurrizor,
Oltioni për dy javë do të qëndroj i shtrirë, në bazë të raporteve mjekësore shpresojmë që shpejtë do ta marr veten dhe do i kthehet klubit dhe jetës së përditshme!
Faleminderit mjekëve dhe doktorit të klubit të Trepçës Gentian Kabashi dhe të gjithë atyre që i qëndruan Oltionit afër!”, njofton KH Vushtrria.