Istogu, finalisti i parë!
Istogu është finalisti i parë i Kupës së Kosovës në hendboll (femrat).
Në gjysmëfinale, të shtunën në Pejë, Istogu e mposhti Vushtrrinë me rezultat 36:28. Ana Carolina Gomes ishte më e mira tek Istogu. Ajo i realizoi 14 gola.
Te Vushtrria u shqua Albulena Kelmendi me 7 gola.
Nga 6 i kishin Burneta Rama e Gentiana Basholli.