Ferizaj - Istogu, finalja e Kupës së Kosovës

Hendboll

Ferizaj - Istogu, finalja e Kupës së Kosovës

Nga: K.G. Më: 27 prill 2024 Në ora: 17:35
Ferizaj

Ferizaj e ka mposhtur me rezultat 24:19 Samadrexhën, në ndeshjen e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës. 

Ndeshja është zhvilluar në palestrën e sportit "Karagaçi" në Pejë.

Në palestër ishte një numër i konsiderueshëm i shikuesve.

Ndeshja e nivelit mesatar dhe dominim i ferizajasve, të cilat triumfuan me plot meritë. Ferizaj - Istogu, do të ndeshen në finale.

Finalja luhet nesër në orën 15.00.

Ferizajn e udhëhoqi Sabrina Mar Morinigo. Ajo i shënoi 7 gola. Anja Bojaniq e Amanda Stein i kishim nga 4 gola.

Portierja Houyem Nasraoui u dallua te Samadrexha, që shfaqi lojë të mirë po ashtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat