Ferizaj e ka mposhtur me rezultat 24:19 Samadrexhën, në ndeshjen e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.
Ndeshja është zhvilluar në palestrën e sportit "Karagaçi" në Pejë.
Në palestër ishte një numër i konsiderueshëm i shikuesve.
Ndeshja e nivelit mesatar dhe dominim i ferizajasve, të cilat triumfuan me plot meritë. Ferizaj - Istogu, do të ndeshen në finale.
Finalja luhet nesër në orën 15.00.
Ferizajn e udhëhoqi Sabrina Mar Morinigo. Ajo i shënoi 7 gola. Anja Bojaniq e Amanda Stein i kishim nga 4 gola.
Portierja Houyem Nasraoui u dallua te Samadrexha, që shfaqi lojë të mirë po ashtu.