Mushkolaj: Fitorja në gjysmëfinale ka rritur entuziazmin

Hendboll

Mushkolaj: Fitorja në gjysmëfinale ka rritur entuziazmin

Më: 28 prill 2024 Në ora: 11:15
Mushkolaj në veprim

Besa Famgas e Rahoveci kanë zhvilluar ndeshje të madhe në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, të shtunën mbrëma.

Besa fitoi për një gol dhe tani është më e motivuar për finalen që zhvillohet nga ora 17:30 në palestrën “Karagaçi” në Pejë. Përballë Besa Famgasit do të jetë Kastrioti.

“Fitorja në gjysmëfinale ka rritur entuziazmin dhe vullnetin për ndeshjen finale.

Ndeshja me Rahovecin ishte si finale për ne, kur dihet që Rahoveci kishte shumë përforcime këtë edicion dhe ishte skuadër e përgatitur.

Falënderojmë publikun që ishte i mrekullueshëm dhe ishte shtytje për ne.

Shikuesit ishin lojtari ynë i tetë. I falënderojë gjithë ekipin dhe stafin për angazhimin maksimal dhe kalimin në finale”, ka thënë Arbios Mushkolaj, njëri prej lojtarëve kryesorë në ekipin pejan.

“Finalja me Kastriotin do të jetë e vështirë.

Për pranverë ferizajasit janë forcuar dhe kanë histori po ashtu. Por shpresojmë që me ndihmën e publikut dhe me përkushtim maksimal nga e gjithë ekipi do të dalim triumfues dhe Kupa do të qëndrojë në vendin e vet”, ka shtuar Mushkolaj..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat