Shabani: Ta sjellim trofeun e çmueshëm në Ferizaj

Hendboll

Shabani: Ta sjellim trofeun e çmueshëm në Ferizaj

Më: 28 prill 2024 Në ora: 11:18
Shabani

Prej orës 17:30 në palestrën “Karagaçi” në Pejë zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në hendboll mes Kastriotit dhe Besa Famgasit.

Kastrioti së fundi Kupën e ka fituar në vitin 2019. Ferizajasit janë të përkushtuar për angazhim maksimal që të kthehen me trofe në shtëpi.

“I falënderoj të gjithë për përkrahjen e madhe që na është ofruar gjatë kësaj jave për ndeshjet e Final4.

Ndeshja gjysmëfinale me Trepçën ka shkuar ashtu si e kemi planifikuar me shtabin teknik.

Duke ditur që Trepça është fituese në fuqi e Kupës dhe që nuk ka ndeshje të lehtë në këtë garë, sfidës i jemi qasur me seriozitet maksimal”, ka thënë fillimisht aloja e Kastriotit, Lulzim SHabani.

“Sa i përket finales, patjetër që do të futemi me më shumë koncentrim dhe angazhim në fushë.

Dihet suksesi i Besës në dekadën e fundit, por ne premtojmë për të gjithë dashamirët e klubit tonë që do të japim gjithçka nga vetja që ta sjellim trofeun e çmueshëm në Ferizaj, në qytetin e hendbollit”, ka shtuar Shabani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat