Muratoviq: Jemi gati për finale

Hendboll

Muratoviq: Jemi gati për finale

Më: 28 prill 2024 Në ora: 11:19
Esma.Muratoviq

Prej orës 15:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në hendboll (femrat), mes Istogut dhe Ferizajt.

Istogu është fitues në fuqi i Kupës, ndërsa synon tjetër trofe.

“Sigurisht që jemi gati për finale”, thotë Esma.Muratoviq, njëra prej lojtareve kryesore të Istogut.

“Atmosfera në ekip është e mirë, që më gëzon shumë.

Secili ekip ka motiv shtesë për të luajtur ndeshje si kjo kundër nesh. E rëndësishme është të kemi qasje të duhur në ndeshje dhe t’i përmbahemi asaj që kemi bërë në stërvitje. E respektojmë Ferizajn dhe presim ndeshje të mirë”, ka shtuar Muratoviq.

Në gjysmëfinale, të shtunën, Istogu e mposhti Vushtrrinë, 36:28.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat