E veçanta në Kosovë, babai zhgënjehet keq, i biri gëzohet!

Hendboll

E veçanta në Kosovë, babai zhgënjehet keq, i biri gëzohet!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 28 prill 2024 Në ora: 12:52
Verim e Vlerson Zherka

Fati sportiv ia mohoi të drejtën që në finale të ndeshen babë e bir në finale.

Babë e bir nuk do të luajnë kundër njëri - tjetrit në finalen e madhe që luhet sot në Pejë (17.30)!

Verim Zherka është kryetrajner i Rahovecit dhe i biri i tij, Vlerson Zherka, hendbollist i Kastriotit nga Ferizaj.

Verim Zherka me Rahovecin janë eliminuar në çastet e fundit duke pësuar humbje 27:26 nga Besa Famgas,  Vlerëson Zherka me Kastriotin e Ferizajt shkatërruan Trepçën me rezultat 40:32. 

Përderisa Verim Zherka është i zhgënjyer keq nga ky eliminim, i biri është i gëzuar që janë në finale dhe kërkon Kupën e Kosovës.

E veçanta është se mbrëmë zhgënjimi dhe gëzimi ishin pjesë e familjes Zherka 

Kryesorja djali festoi e prindi i tij e pret rastin tjetër, pra në play-off të luftojë për titullin e kampionit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat