Esma Muratoviq ndëshkohet me karton në finalen e Kupës së Kosovës 

Hendboll

Esma Muratoviq ndëshkohet me karton në finalen e Kupës së Kosovës 

Nga: K.Goca Më: 28 prill 2024 Në ora: 15:44
Esma Muratoviq

Hendbollistja kryesore e Istogut, është përjashtuar me karton të kuq në minutën e 27-të.

Gjyqtarët pas konsultimit me delegatin e ndeshjes, Istref Sadriu, konstatuan se Muratoviq ka gjuajtur nga penalltia dhe me qëllim e ka goditur me top portieren në fytyrë.

Për çka gjyqtarët e përjashtuan direkt me karton të kuq.

Finalja e Kupës së Kosovës mes Istogut dhe Ferizajt po luhet në palestrën e Sportit “Karagaçi” në Pejë.

Trajneri i Istogut, Faruk Shala, është me dhimbje koke dhe duket se nuk ka zgjidhje për këtë lojtare që është alfa e omega e ekipit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat