Hendbollistja kryesore e Istogut, është përjashtuar me karton të kuq në minutën e 27-të.
Gjyqtarët pas konsultimit me delegatin e ndeshjes, Istref Sadriu, konstatuan se Muratoviq ka gjuajtur nga penalltia dhe me qëllim e ka goditur me top portieren në fytyrë.
Për çka gjyqtarët e përjashtuan direkt me karton të kuq.
Finalja e Kupës së Kosovës mes Istogut dhe Ferizajt po luhet në palestrën e Sportit “Karagaçi” në Pejë.
Trajneri i Istogut, Faruk Shala, është me dhimbje koke dhe duket se nuk ka zgjidhje për këtë lojtare që është alfa e omega e ekipit.