Trofetë në tempullin e hendbollit në Ferizaj.
Kastrioti (meshkujt) dhe Ferizaj (femrat), sot fituan Kupën e Kosovës.
Kastrioti e ka mposhtur me rezultat 34:32 Besa Famgas nga Peja, ndërsa Ferizaj fitoi me një goldallim (28:27) ndaj Istogut.
Zëvendësministri i Ministrisë së Drejtësisë, Vigan Qorrolli, ka përgëzuar djemtë e Kastriotit dhe vashat e Ferizajt, për triumfin në Kupën e Kosovës.
"Qyteti me ikonik shqiptar në hendboll, Ferizaj - sot u trofeizua edhe me dy kupa kampionesh.
Urimet me te përzemërta për KH Kastrioti dhe KHF Ferizaj -- për fitimin e Kupës së Kosovës! Trofetë i kthehen traditës! Champs”, ka shkruar Qorrolli në profilin e tij në facebook.