Deniz Terziqi: Kemi besuar që Kupën do ta çojmë në Ferizaj

Hendboll

Deniz Terziqi: Kemi besuar që Kupën do ta çojmë në Ferizaj

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 28 prill 2024 Në ora: 21:16
Deniz Terziqi në veprim

Deniz Terziqi është si në ditët më të mira. 

Terziqi sot e bëri diferencën pothuajse gjysmën e golave i shënoi kundër Besa Famgas nga Peja. 

Hendbollisti nga Mitrovica sot realizoi 16 gola për fitoren e  Kastriotit të Ferizajt me rezultat 34:32 ndaj Besa Famgas-it, në finalen që u zhvillua në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë.

Terziqi nuk ndalej dot, ishte i frikshëm për mbrojtjen pejane.  

Deniz, a e keni pritur një paraqitje të tillë dhe që trofeun do ta çoni në Ferizaj, ku ishte arma më e fortë?

“Arma më e fortë e jona ishte vetëbesimi dhe angazhimi para dhe në ndeshje tek ne lojtarët, të stafi dhe kemi besuar që Kupën do ta çojmë në Ferizaj.

Sa për lojën time i falënderoj të gjithë lojtarët që me ndihmuan dhe së bashku erdhëm të kupa që besoj se e kemi merituar”, thotë Terziqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat