Deniz Terziqi është si në ditët më të mira.
Terziqi sot e bëri diferencën pothuajse gjysmën e golave i shënoi kundër Besa Famgas nga Peja.
Hendbollisti nga Mitrovica sot realizoi 16 gola për fitoren e Kastriotit të Ferizajt me rezultat 34:32 ndaj Besa Famgas-it, në finalen që u zhvillua në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë.
Terziqi nuk ndalej dot, ishte i frikshëm për mbrojtjen pejane.
Deniz, a e keni pritur një paraqitje të tillë dhe që trofeun do ta çoni në Ferizaj, ku ishte arma më e fortë?
“Arma më e fortë e jona ishte vetëbesimi dhe angazhimi para dhe në ndeshje tek ne lojtarët, të stafi dhe kemi besuar që Kupën do ta çojmë në Ferizaj.
Sa për lojën time i falënderoj të gjithë lojtarët që me ndihmuan dhe së bashku erdhëm të kupa që besoj se e kemi merituar”, thotë Terziqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.