Kryeministri Albin Kurti, ka dy fjalë për Ferizajn dhe Kastriotin 

Hendboll

Kryeministri Albin Kurti, ka dy fjalë për Ferizajn dhe Kastriotin 

Nga: K.G. Më: 28 prill 2024 Në ora: 22:49
Kapitenja e Ferizajt, Aida Stagova, pranon trofeun nga kryeministri Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar skuadrat e Ferizajt, për ngadhënjimin në Kupën e Kosovës në hendboll.

Vashat e Ferizajt dhe djemtë e Kastriotit, fituan Kupën e Kosovës.

Kastrioti i Ferizajt e mposhti me rezultat 34:32 Besa Famgasin dhe Ferizajt Istogun me 28:27. 

“Ferizaj është fitues i Kupës së Kosovës në Hendboll në konkurrencën e vajzave.

Urime! 

Liga nuk i ndanë dot me Istogun. Por në finalen e Kupës së Kosovës i ndau vetëm një gol, që në fund më shumë se fitoren i solli hendollisteve të Ferizajt trofeun e Kupës për herë të parë. 

Dy ekipet më të mira, përballë njëra-tjetrës, me lojë të bukur e rezultat final të ngushtë, neve si shikues na dhuruan emocione pa fund, e garës finalen që meritonte.

Urime edhe djemve të Kastriotit që qytetin e Ferizajt e bënë fitues të dyfishtë në hendboll falë fitores së tyre kundër Besa Fagmas!”, ka shkruar kryeministri Kurti në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat