Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar skuadrat e Ferizajt, për ngadhënjimin në Kupën e Kosovës në hendboll.
Vashat e Ferizajt dhe djemtë e Kastriotit, fituan Kupën e Kosovës.
Kastrioti i Ferizajt e mposhti me rezultat 34:32 Besa Famgasin dhe Ferizajt Istogun me 28:27.
“Ferizaj është fitues i Kupës së Kosovës në Hendboll në konkurrencën e vajzave.
Urime!
Liga nuk i ndanë dot me Istogun. Por në finalen e Kupës së Kosovës i ndau vetëm një gol, që në fund më shumë se fitoren i solli hendollisteve të Ferizajt trofeun e Kupës për herë të parë.
Dy ekipet më të mira, përballë njëra-tjetrës, me lojë të bukur e rezultat final të ngushtë, neve si shikues na dhuruan emocione pa fund, e garës finalen që meritonte.
Urime edhe djemve të Kastriotit që qytetin e Ferizajt e bënë fitues të dyfishtë në hendboll falë fitores së tyre kundër Besa Fagmas!”, ka shkruar kryeministri Kurti në profilin e tij në facebook.