Diolen Ajvazi dhe Yll Palushi, emrat që po vijnë

Hendboll

Diolen Ajvazi dhe Yll Palushi, emrat që po vijnë

Nga: K.Goca Më: 30 prill 2024 Në ora: 12:17
Diolen Ajvazi dhe Yll Palushi

Kosova është gurrë e pashtershme e talenteve në sporte të ndryshme.

Dy emra që po vijnë padyshim janë Diolen Ajvazi dhe Yll Palushi, janë pjesë e klubit të hendbollit Kastrioti i Ferizajt.

E veçanta është se Ajvazi e Palushi debutuan në ekipin e parë të seniorëve dhe me klub fituan Kupën e Kosovës të dielën që e lamë pas, pasi që në finale e mposhtën Besa Famgas me rezultat 34:32.

Jo me kaq, janë ftuar edhe në kombëtaren e Kosovës U18 për Kampionatin Mesdhetar që do të mbahet në Ankara të Turqisë nga data 6 maj.

Klubi i Kastriotit me presidentin Fisnik Jashari, janë të përkushtuar që të punojnë sa më shumë me të rinj, për të krijuar një bazë të fuqishme për të ardhmen e klubit me traditë.

“Ekipi ynë shkëlqeu në fushë dhe fitoi këtë çmim të rëndësishëm. Por më e veçanta është paraqitja e dy lojtarëve juniorë në ekipin fitues senior! 

Diolen Ajvazi dhe Yll Palushi jo vetëm që kontribuan në suksesin tonë, por Ylli shënoi edhe gol në gjysëmfinale! 

Të rinjtë janë të ardhmja e sportit tonë dhe kjo fitore tregon se ata janë gati të marrin pjesë në nivelin më të lartë! 

Bravo për ekipin dhe për të gjithë ata që kanë punuar kaq shumë për të arritur këtë sukses!”, shkruan në faqen e KH Kastriotit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat